​284 raste të reja me COVID-19 sot në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të funditnë Shqipëri janë konfirmuar 284 raste pozitive nga 827 testime të bëra.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, janë 1.840 qytetarë aktivë me COVID- 19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 18 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Ndërkohë, janë shëruar 88 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 273.740 që nga fillimi i epidemisë.
Shqipëria ka regjistruar deri më tash 279.077 raste me koronavirus, prej tyre 273.740 janë shëruar, 1.840 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 3.497 pacientë./21Media

Back to top button