​Arrestohet një person për falsifikim të listës së punëtorëve

Policia e Kosovës pas hetimeve disa mujore ka arritur të sigurojë dëshmi se një zyrtar pranë komunës së Novobërdës ka falsifikuar dokumentacionin zyrtar përkatësisht listën e vijueshmërisë së punëtoreve për paraqitje në punë, me qëllim të përfitimit material.
I dyshuari me këto veprime ka kryer veprën penale ”Falsifikim i dokumentit zyrtar”, dhe me veprimet e tij dyshohet se ka përfituar shumën prej rreth 2,000 €uro dhe në anën tjetër duke e dëmtuar buxhetin e komunës.
Më datë 10.05.2022, i dyshuari është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës i caktuar sipas detyrës zyrtare dhe pas përfundimit të intervistës me Aktvendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 48 orë./21Media

Back to top button