​Ministri irlandez për Çështje Evropiane viziton Kosovën më 4 korrik

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u takua me ambasadorin jorezident të Irlandës për Kosovë në Budapest, Ronan Gargan.

Gargan. njoftoi për ardhjen për vizitë në Kosovë të ministrit irlandez për Çështje Evropiane, Thomas Byrne, më 4 korrik.

Në takim u diskutuan marrëdhëniet e mira dypalëshe dhe forcimi i bashkëpunimit ekonomik, tregtar, por edhe bashkëpunimi në fushën e sigurisë.

“Irlanda tani ka Presidencën e Këshillit të Evropës dhe kryeministri Kurti theksoi mbështetjen, që i duhet Kosovës për anëtarësim të suksesshëm në këtë organizatë tejet të rëndësishme për promovimin e të drejtave të njeriut, lirisë dhe demokracisë në kontinentin tonë”, thuhet në komunikatën e dërguar nga zyra e Kyreministrit.

Ambasadori duke e uruar kryeministrin për progresin në ekonomi dhe në indikatorët e demokracisë, e falënderoi për rreshtimin me Bashkimin Evropian në dënimin e agresionit të pajustifikuar dhe të paprovokuar të Rusisë në Ukrainë dhe për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë./21Media

Back to top button