Sa është borxhi i jashtëm i Kosovës?!

Kosova ka 2.98 miliardë euro borxh të jashtëm.
“Sa i përket borxhit të jashtëm (publik dhe privat) të Kosovës, deri në muajin dhjetor të vitit 2021 ka qenë 2.98 miliard euro”, ka thënë zëdhënësi i BQK-së, Kushtrim Ahmeti për portalin rtv21.tv.
Sipas të dhënave të siguruara nga rtv21.tv, Kosova borxh të jashtëm më së shumti i ka Bankës Botërore dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.
Bankës Botërore Kosova i ka borxh mbi 276 milionë euro, ndërsa Fondit Monetar Ndërkombëtar 229 milionë euro. Pastaj, Asociacioni Ndërkombëtar për Zhvillim me mbi 163 milionë euro, Bankës Ndërkombëtar për Rindërtim dhe Zhvillim mbi 113 milionë.
Qeveria ka marrë më së shumti para borxh, pastaj renditet Banka Qendrore.
Krahasuar me vitin paraprak, borxhi i jashtëm është rritur për rreth 400 milionë euro. Në vitin 2020 borxhi ishte 2.51 miliardë, ndërsa në dhjetor të vitit 2021 ka shkuar në 2.97 miliardë.
Portali rtv21.tv ka kërkuar përgjigje edhe nga ministria e Financave Punës dhe Transfereve për borxhin e brendshëm të Kosovës, mirëpo të njëjtit nuk janë përgjigjur./21Media

Back to top button