​Moti në javën e parë të shtatorit

 

Ditëve të para të shtatorit mbi rajonin tonë pritet të kalojë një ciklon, që ditën e sotme dhe të nesërme sjellë kushte për reshje shiu dhe bubullima, derisa mbi vendin tonë do të kalojë një front i dobësuar i këtij sistemi, që më shumë do të kushtëzojë mot pjesërisht të vranët, ndërsa mundësi për të reshura lokale parashihen vetëm pasditen e nesërme.

Nesër do të marrë mot i nxehtë, pjesërisht i vranët, por me intervale më të gjata diellore. Pasdite mundësi për rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në lindje dhe jug të vendit.

Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten ndërmjet 17 deri 30 gradë Celsius, e në vise malore 14-24 gradë Celsius. Fillimisht do të fryjë erë mesatare dhe mesatarisht e fuqishme nga jugperëndimi, e pasdite dhe në mbrëmje nga verilindja me shpejtësi 6-14m/s.

Pasnesër do të jetë më freskët dhe pa të reshura, me vranësira të ndryshueshme dhe intervale diellore. Temperaturat në vise të ulëta do të luhaten nga 12 deri 26 gradë Celsius, e në vise malore 9-19 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja 3-9m/s, njofton Prishtina Weather.

Nga dita e enjte do të ketë më shumë diell dhe pa reshje, ndërsa temperaturat do të luhaten brenda vlerave mesatare, e në fundjavë me tendencë rritjeje.

Back to top button