​Tahiri për aksidentin në Kroaci: S’kemi pa angazhim konkret të Qeverisë

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se nuk ka pa angazhim konkret të Qeverisë Kurti, lidhur me aksidentin tragjik në Kroaci.
Sipas tij, krejt çka ka qenë, është një vizitë e kryeministrit Albin Kurti të mundësuar nga KFOR-i kroat, derisa kërkon që ekzekutivi t’iu del në ndihmë konkrete familjeve që kanë humbur të afërmit të tyre në këtë aksident.
“Realisht, nga Qeveria krejt çka kemi pa është një vizitë e zotëri Kurti në Kroaci, në vendin e ngjarjes që është mundësuar nga KFORI korat që shërben në kuadër të NATOS. Ne krejt angazhimin në këtë rast e kemi pa të Qeverisë së Kroacisë, ndihmën që i është ofruar të lënduarve, në ofrimin e asistencës për trupat e pajetë. Nuk është se kemi pa një angazhim konkret të Qeverisë së Kosovës në këtë drejtim. Çka kërkoj tash e tutje nga qeveria është t’iu ndal në ndihmë këtyre familjeve”, ka thënë ai.
Këto komente, Tahiri i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

Back to top button