Edi Rama kalon kohë me familjen e Dua Lipës

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, ka katër ditë që ka ardhur në Shqipëri. Lipa së bashku me familjen e saj janë mirëpritur nga kryebashkiaku, Erion Veliaj dhe nga kryeministri, Edi Rama.
Mirëpo ky i fundit po kalon mjaftë kohë me familjen e Duas.
Babai i Duas ka bërë të ditur se është bërë shok me Ramën dhe ka postuar një fotografi në Istagram ku shihen në restaurant, shkruan rtv21.tv
”Mendoj se bëra një shok”, ka shkruar babai i Duan krahas fotografisë.

Dua Lipa në Tiranë ka vizituar punimet në çerdhen, në të cilën ka kontribuar vet dhe e cila është emëruar ”Sunny Hill Kindergarten”. Lipa gjithashtu është shprehur se është shumë e lumtur dhe e nderuar me mirëpritjen që i kanë bërë në Tiranë./21Media

Back to top button