14-vjeçari planifikoi sulmin në Beograd, përpiloi listën se cilët nxënës do t’i vriste

14-vjeçari serb që vrau nëntë persona të mërkurën në mëngjes në një shkollë fillore në Beograd planifikoi sulmin për një muaj. Policia ka konfirmuar se përveç autorit, në pranga ka përfunduar edhe babai i tij.

Sipas BBC-së, 14-vjeçari ka përpiluar listën se cilët nxënës do t’i vrasë dhe në cilën klasë do të futej. Ai madje kishte planin se si të futej dhe të dilte nga shkolla “Vladislav Ribnikar” pas sulmit. Autori pati katër koktej molotovi në çantë.

14-vjeçari vrau tetë studentë dhe rojën e shkollës. Plagosi shtatë persona të tjerë, përfshirë një mësues historie, me të cilin raportohej se nuk kishte marrëdhënie të mira.

Policia serbe ka konfirmuar se djaloshi ka gjuajtur me dy pistoleta, për të cilat babai i tij kishte leje. Por sipas raporteve jozyrtare, babai e kishte mësuar të gjuante me armë në një poligon djalin e tij. Për këtë po hetohet dhe është arrestuar.

Back to top button