15 të vdekur nga një sulm në Nairobi

Ende nuk dihet se sa sulmues ishin të përfshirë në ngjarje

Të paktën 15 persona kanë vdekur në kryeqytetin e Kenias, Nairobi, pas një sulmi nga militantë të dyshuar në një hotel luksoz.

Ndërtesa, e cila gjendet në distriktin Westlands është sulmuar të martën nga disa persona të armatosur.

Deri në orët e vona të mbrëmjes zyrtarët kanë thënë se rrethimi ka përfunduar, mirëpo të shtënat me armë zjarri dhe shpërthime janë dëgjuar edhe gjatë ditës së mërkurë.

Grupi militant me bazë në Somali, al-Shabab ka thënë të ketë qenë mbrapa sulmit.

E presidenti i Kenias, Uhuru Kenyatta ka thënë se tashmë rrethimi ka përfunduar dhe se të gjithë sulmuesit janë ‘eliminuar’.

Nuk dihet se sa sulmues ishin përfshirë në ngjarje.

Back to top button