Sami Lushtaku sot para gjykatës speciale

Lushtaku pritet të intervistohet nga ora 10:00

Ish-komandanti i UÇK-së, gjeneral Sami Lushtaku sot pritet të intervistohet nga prokurorët e Gjykatës Speciale.

Intervistimi i Lushtakut do të fillojë në orën 10:00.

Ndërkohë, dje ka përfunduar intervistimi i ish-komandanti i Zonës Operative të Llapit, Rrustem Mustafës, i cili ishte intervistuar dy ditë radhazi.

Gjithsej, 11 ish-luftëtarë të UÇK-së, sipas OVL të UÇK-së janë ftuar për intervistë nga Prokuroria e Specializuar./21Media

Back to top button