1697 raste të reja dhe 4 viktima në Shqipëri

Katër viktima dhe 1697 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë, bën me dije se nuk kanë mundur të mbijetojnë nga koronavisuri një qytetare nga Elbasani 73 vjeçe, një qytetar nga Shijaku 75 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 78-86 vjeç
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 148 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 935 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 208,201 që nga fillimi i epidemisë./oranews
 

Back to top button