6 viktima nga Covid-19 në Shqipëri

Gjashtë viktima dhe 841 raste të reja me Covid-19, janë regjistruar në 24 orët e fundit në Shqipëri.
Covid-19 nuk kanë mundur t’i mbijetojnë një qytetar nga Fieri 54 vjeç, dy qytetarë nga Tirana të moshave 73-76 vjeç, një qytetar nga Kuçova 80 vjeç, një qytetare nga Korça 80 vjeçe, një qytetar nga Elbasani 81 vjeç.
Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 130 pacientë, nga të cilët 15 janë në gjendje më të rënduar.
Janë shëruar 1547 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 250,429 që nga fillimi i epidemisë./oranews

Back to top button