Zhduket një grua në Viti
Një burrë ka raportuar dje në polici se me datë 10 mars një grua është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë më njohuri për vendodhjen e saj.
Sipas raportit të policisë rasti ka ndodhur në Viti dhe është duke u hetuar nga njësitet relevante.
Policia rastin e ka cilësuar “Person i zhdukur”./21Media