LDK reagon pas vendimit për KPMSHCK: Konfirmim i një praktike të shkeljeve kushtetuese nga Qeveria

Lidhja Demokratike e Kosovës mirëpret vendimin e Gjykatës Kushtetuese mbi Ligjin për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës.
“Më 20 tetor 2023 deputetët e LDK-së depozituan rastin në Gjykatën Kushtetuese duke argumentuar dhe faktuar të gjitha shkeljet kushtetuese të këtij Ligji.
Vendimi i sotëm përveç se konfirmim i shkeljeve të rënda në një ligj jetik mbi pavarësinë e administratës shtetërore dhe shërbyesve civil, është dhe konfirmim i një praktike tashmë fenomen të shkeljeve kushtetuese nga Qeveria e Kosovës. “, thuhet nw reagimin e LDK-sw.
“LDK-ja siguron qytetarët e vendit se si themeluese dhe bartëse e Republikës, do të vazhdojë të jetë gardiane e Kushtetutës së Republikës.
Demokracia jonë shtetare nuk guxon të rrezikohet nga asnjë qeveri, aq më pak nga një qeveri populliste e me tendenca autokratike si kjo e tanishme, e cila për tri vite ka bërë tashmë plot 10 shkelje kushtetuese.
“, vijon reagimi.
Gjykata ka gjetur se nenet 2,7 dhe 8 ë Ligjit për këshillin e pavarur mbikëqyrës për shërbimin civil janë në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës
Po ashtu gjykata ka gjetur se nenet 6, 9, 10 dhe 11 s’janë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës./21Media