Osmani në New York takohet me studentë shqiptarë: Ata mishërojnë thelbin e rinisë sonë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani në New York, takoi studentë nga Kosova, Shqipëria e mërgata, të cilët aktualisht studiojnë në disa nga universitetet më prestigjioze të “Ivy League” në Shtetet e Bashkuara.
Osmani në agjendën e saj të ngjeshur përgjatë kësaj jave me takime të shumta, gjeti kohën dhe për mërgatën tonë.
“Nga studimet e politikave deri te neuroshkenca, këta studentë mishërojnë thelbin e rinisë sonë: potencialin e pakufishëm”, u shpreh ndër të tjera Osmani.
While in New York, I had the pleasure of meeting an incredible group of students from Kosovo, Albania, and our diaspora, currently studying at some of the most prestigious Ivy League universities in the United States.
From policy studies to neuroscience, they embody the essence… pic.twitter.com/ebFiJvctpr
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) September 29, 2024