Lladrovci – Memli Krasniqit: Do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, përmes një postimi në  Facebook duke komentuar deklaratat e kryetarit të PDK-së Memli Krasniqit, dhe deputetit të kësaj partie Ableard Tahiri  ka thënë se Drenasi është kampion i performancës komunale.

Deklaratat e fundit të Memli Krasniqit dhe Abelard Tahirit, lidhur me qytetarët e komunës së Drenasit, janë për keqardhje, hamendjet me shpifje janë të padenja për liderë të subjektit shtetformues e shtetndërtues.

Pas fyerjes me “Dadën Razë”, dhe votimin “38% symbyllur” për qytetarët e Drenasit, tashmë, shpifjet po vazhdojnë në tjetër nivel.”, ka thënë ai.

Lladrovci është zotuar se do të dalë fitues në zgjedhjet e 12 tetorit.

Më 12 Tetor do ta shihni forcën e moralin e qytetarëve të Drenasit, të cilët nuk e durojnë as fyerjen, e as nënçmimin.

Vota e qytetarëve “Për Drenasin Kampion”, është votë për qeverisje të mirë, transparente e llogaridhënëse, votë kundër bedelëve e keqbërësve. Drenasi është zemra e Kosovës!”, ka shkruar ai. /21Media

Back to top button