Kaloni te përmbajtja kryesore

KFOR vendos tabela përgjatë kufirit Kosovë-Serbi: Ulin rrezikun e kalimeve aksidentale

KFOR ka njoftuar se ka vendosur tabela të reja përgjatë kufirit mes Kosovës dhe Serbisë. Në njoftimin e KFOR thuhet se janë vendosur 114 tabela në zona malore dhe të pyllëzuara për të shënuar zonën ku operon KFOR-it dhe për të zvogëluar rrezikun e kalimeve aksidentale në anën tjetër të kufirit.

“KFOR-i do të vazhdojë përpjekjet e tij për të promovuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit në Kosovë, përfshirë edhe përmes patrullimeve të rregullta në veri të Kosovës dhe pranë Vijës Administrative Kufitare”, thuhet në njoftim.

Në fund të njoftimit thuhet se KFOR punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si përgjegjës për sigurinë.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button