Kaloni te përmbajtja kryesore

Muhaxheri: Pas 28 dhjetorit nuk e shoh kryeministër Kurtin, por Bedri Hamzën

(Lajm i përditësuar)


Muhaxheri: Pas 28 dhjetorit nuk e shoh kryeministër Kurtin, por Bedri Hamzën

Analisti Arton Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit nuk e sheh kryeministër Albin Kurtin.

“Unë shoh kryeministër Bedri Hamzën dhe partnerët e tjerë të koalicionit pa Vetëvendosjen në qeveri, edhe kështu po mendoj se do të krijohen institucionet”, tha ai.


Muhaxheri: PDK duhet ta ndjekë opozitën e Kadri Veselit

Analisti Arton Muhaxheri tha në emisionin “Click” në RTV21 se Partia Demokratike e Kosovës duhet ta ndjekë opozitën e Kadri Veselit.

“Momentin që Kadri Veseli ka dalë në opozitë ka qenë goxha i ashpër me fjalor kundrejt Albin Kurtit, dhe këta nuk kanë nevojë me shpik ujin e nxehtë, vetëm atë linjë ta ndjekin. Dhe unë besoj që hala, përveç tjerave që do të paraqitet programi, unë besoj në ekspertizën e Bedri Hamzës, por duhet t’i kthehet edhe ky elementi tjetër: të jenë ofenziv”, tha ai.


Muhaxheri: LVV-ja e di sigurt se nuk e ka mbështetjen e diasporës si në të kaluarën

Analisti Arton Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 vlerësoi se vota e diasporës për Lëvizjen Vetëvendosje është në rënie.

“Diaspora nuk është pronë e Vetëvendosjes, është e Kosovës, ata janë kontributdhënës në shtetndërtimin tonë, në çlirimin, në krejt të mirat që i ka Kosova, prandaj kjo përpjekje… ata janë në panik se e dinë sigurt që nuk e kanë mbështetjen e diasporës si në të kaluarën”, u shpreh Muhaxheri.

Sipas tij, ata duan të krijojnë mundësi antiligjore që të votojë edhe diaspora jashtë.


Muhaxheri: Albin Kurti kurrë asnjë send të mirë për Kosovë se ka bë

Analisti Arton Muhaxheri në emisionin “Click” në RTV21 tha se Lideri i Vetëvendosjes, Albin Kurtin nuk ka bërë asgjë të mirë për Kosovën.

Ai këto komente i bëri derisa po debatohej për gjuhën e partive politike.

“Gjeneratat po ndryshojnë dhe duhet me ia kujtu shqiptaëve kush është edhe Ramushi patriot, e kush është Albin Kurti që kurrë asnjë send të mirë për Kosovë se ka bë”, tha ai.

Këtu ndërhyri Canaj i cili tha se nëse shoqëria kosovare ka mbërri në atë pikë që qytetarëve me ia sqaruar se kush është patriot e kush ka qenë në luftë “atëherë më fal ia pafshin hajrin Albin Kurtit se s’meritojnë më mirë”/21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button