“Sulmi racist në Kaliforni nuk është sulm terrorist”
Një përson i gjinisë mashkull qëlloi për vdekje tre persona në Fresno California
Policia janë duke e quajtur këtë incident një krim urrejtjeje, pasi të tre personat që janë vrarë ishin me ngjyrë të bardhë dhe ishin zgjedhur në mënyrë të rëndomtë.
I dyshuari për vrasjet 39 vjeçari Kori Ali Muhammad është afro-amerikan, dhe për një kohë kishte postuar në rrjete sociale mospëlqimin e tij për njerëzit e bardhë dhe zyrtarët e qeverisë.
Shefi i Policisë së Fresnos Jerry Dyer bëri të ditur se i arrestuari ka bërtitur All-llahu Akbar (Zoti është më i madhi) gjatë kohës kur ishte arrestuar, shkruan rtv21.tv.
Dyer tha për gazetarët se nuk besojnë se ky është një krim terrorist, por i bazuar në urrejtje racore. Muhammad shtiu 16 herë brenda 1 ose 2 minutave, duke vrarë tre meshkuj të moshave 34, 37 dhe 58 vjeçare të cilët nuk kishin asnjë lidhje me të dyshuarin.
FBI është duke hetuar rastin./21Media