Fazliu thotë se taksa ndaj Serbisë mund të hiqet brenda javësh
Fazli: Çështja e taksës çështje javësh
Taksa 100% e vendosur nga Qeveria e Kosovës ndaj produkteve të importuara nga Serbia, sipas gazetarit Eraldin Fazliu është e rrezikshme pasi që krijon një momentum të ri.
Ai në emisionin “Click” në RTV 21, vlerësoi se Kosova nuk ka pozicion për t’i imponuar BE-së.
“Çështja e taksës është ndoshta çështje edhe javësh kur edhe do të tërhiqet sepse nuk kem pozicion as ekonomik edhe as politik dhe as një lloj tjetër pozicioni karshi BE-së ku ti mund tii imponosh gjëra”, tha ai duke u shprehur se nuk është kundër taksës, por sipas tij përdorimi i taksës është për t’i mashturar dështimet e një pas njëshme të brendshme.
Vendimi për takën 100% ndaj produkteve të importuara nga Serbia u mor në fund të nëntorit. Taksa u kundërshtua nga BE, ndërsa Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj është zotuar se taksa nuk do të hiqet derisa Serbia ta njeh Kosovën./21Media
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?