Kaloni te përmbajtja kryesore

Vdiq këmbësori që u aksidentua në Veternik

Viktima u godit nga një makinë më 27 dhjetor

Një këmbësor ka vdekur dje pas plagëve të marra në një aksident trafiku që ka ndodhur më 27 dhjetor, në Magjistralen Ferizaj-Prishtinë, përkatësisht në Veternik.

Sipas raportit të Policisë, viktima nuk i ka mbijetuar plagëve dhe ka vdekur dje në QKUK.

“Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.”, bëhet e ditur në raport./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button