Nishani: Rusia dhe Serbia refuzojnë të respektojnë ligjin ndërkombëtar
“Çdo skenar për destabilizim të Ballkanit është i destinuar të dështojë”
Ish-presidenti i Shqipërisë, Bujar Nishani, ka thënë se çdo skenar për destabilizim të Ballkanit është i destinuar të dështojë.
Përmes një postimi në “Facebook”, Nishani ka theksuar se për fat të keq, Rusia dhe Serbia refuzojnë të respektojnë Ligjin Ndërkombëtar për Kosovën.
“Ai Ligj u gjykua, interpretua dhe qartësua nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë, vendimi i të cilës është i detyrueshëm për Rusinë, Serbinë dhe çdo shtet anëtar i OKB. Çdo skenar për destabilizim të Ballkanit është i destinuar të dështoj. Falë Zotit, stabiliteti në rajonin tonë tashmë është i garantuar nga Bota e Lirë”, ka shkruar Nishani.