“Lajm tejet pikëllues vdekja e zëvendësministrit të Diasporës”
Veseli i shpreh ngushëllime familjes Daci
Kryeparlamentari Kadri Veseli e ka quajtur lajm pikëllues vdekjen e Zëvendësministrit të Diasporës, Arian Dacit, në fatkeqësinë e ndodhur sot në Brezovicë.
Veseli i ka shprehur ngushëllime familjes Daci me rastin e humbjes së djalit të tyre.
“Lajm tejet pikëllues vdekja e Zëvendësministrit të Diasporës. Në emrin tim dhe të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i shpreh ngushëllime Akademik Nexhat Dacit dhe familjes së tij për humbjen e birit të tyre”, ka shkruar Veseli në facebook.
Zëvendësministri i diasporës, Arian Daci ka vdekur sot si pasojë e rënies së ortekut të borës në Brezovicë, ndërsa ka mbetur i lënduar Ardian Bakalli.
Arian Daci ishte djali i akademikut, Nexhat Daci. Ai ishte zëvëndës-ministër i Diasporës, në të cilën ishte emëruar në nëntor të vitit 2017./21Media