I bie pema mbi kokë, 15 vjeçarja ndërron jetë tragjikisht

Vajza ishte në një udhëtim në kamp me miqtë e saj

Një vajzë adoleshente, Joelle Dalgleish ka vdekur pasi një pemë është rrëzuar dhe ka rënë mbi kokën e saj, në kohën kur ajo ishte duke fjetur në Parkun Shtetëror Gerorgia.
Sipas mediave ndërkombëtare, 15 vjeçarja është dërguar menjëherë në spital pasi ajo thuhet se e ka thyer kafkën nga kjo rrënje. Mirëpo, ajo ndërroi jetë në ditën e nesërme pas këtij aksidenti.

Shkolla e Joelle e kujtojnë atë si një vajzë shumë të ëmbël dhe e cila qeshte shumë lehtë.

“Unë kam qenë një nga vajzat ulur rreth zjarrit në kamp dhe pash pemën duke rënë. Unë kam qenë e vetmja që kam parë atë. Vajzat e tjera ishin me shikim në drejtim tjetër”, ka thënë mikja e saj Erin O’Reilly./21Media

Back to top button