Ymeri premton rritje të pensioneve
Ymeri: Pensionet kontributdhënëse do të jenë 280 euro
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka premtuar se deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontributdhënës, 280 euro.
Ai duke folur për tatimin progresiv dhe rritjen e pensioneve, përveç drejtësi sociale, është edhe racionalitet ekonomik.
“Deri në fund të mandatit të parë pensioni bazik do të arrijë shumën prej 150 euro, derisa ai kontributdhënës, 280 euro. Përtej kësaj, tatimi progresiv dhe rritja e pensioneve, përveç drejtësi sociale, është edhe racionalitet ekonomik. Me këto masa fuqia blerëse mirëmbahet te shtresat shoqërore me të ardhura më të pakta. Kjo e rrit konsumin masiv. Pra e mirëmban prodhimin vendor e punësimin.”, ka shkruar ndër të tjerash Ymeri në Facebook.
