Likaj uron fillimin e gjysmëvjetorit të dytë
Ministri në detyrë i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ka ftuar për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19.
“Ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen e shëndetit, duke respektuar masat anti COVID-19”, ka shkruar Likaj në Facebook.
Likaj tutje ka shkruar se falë bashkëpunimit të shkëlqyeshëm mes MASh, DKA-ve, menaxhmentit të shkollave, nxënësve, prindërve, SBASHK-ut, donatorëve dhe partnerëve dhe të gjithë akterëve relevantë, ia kanë dalë ta përmbyllim suksesshëm gjysmëvjetorin e parë.
Likaj ka ftuar që edhe kësaj radhe të tregojnë përkushtim dhe të bëjnë më të mirën në ofrimin e arsimit cilësor për nxënësit tanë.
Të hënën fillon gjysmëvjetori i dytë në shkollat e Kosovës./21Media
Me rastin e fillimit të gjysmëvjetorit të dytë, ju uroj të gjithëve mbarësi dhe ju ftoj për kujdes të shtuar në ruajtjen…
Posted by Ramë Likaj on Sunday, 17 January 2021