Bashkëjetoi me një 13 vjeçare, arrestohet nga policia
Policia ka bërë të ditur se dje në mesnatë është arrestuar një burrë kosovar nga Gjakova pasi që i njëjti kishte bashkëjetuar me një femër të moshës 13 vjeçare.
”Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se i njëjti e kishte marrë në shtëpinë e tij viktimën femër kosovare 13 vjeçare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor”, është bërë e ditur në raportin e policisë.
Ndërkaq, i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./21Media
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?