Interi dhe PSV arrijnë marrëveshjen, pasuesi i Achraf Hakimi drejt Milanos
Interi ka arritur marrëveshjen për Denzel Dumfries, anësorin e djathtë të Holandës dhe PSV Eindhoven.
Prej kohësh palët po bisedonin dhe zikaltrit kishin ofruar 12 milion euro dhe ishin vetëm 2 milion larg shifrës që holandezët kërkonin.
Kjo ishte situata e ditës së djeshme, pasi sot sipas Fabrizio Romano dy klubet kanë arritur marrëveshjes verbalisht dhe pritet të hidhen firmat.