Një 76 vjeçar u mbyt në Durrës
Një 76-vjeçar është mbytur derisa po lahej sot pasdite në Durrës.
Rasti ka ndodhur në orën 16:30, në Sektor Rinia dhe bëhet fjalë për shtetasin Sh. Xh., banues në Durrës.
Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së tij, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave.