Në autobusin që u sulmua me armë në Gllogjan ishin tetë persona
Tre persona kanë mbetur të vdekur dhe një është plagosur nga sulmi me armë zjarri në fshatin Gllogjan të Deçanit.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Pejës, Fadil Gashi tregoi se në autobusin që u sulmua me armë ishin tetë persona.
“Tetë persona kanë qenë në autobus. Do të thotë autobusi ka qarkullu nga Gjakova në Deçan dhe në fshatin Gllogjan. Mirëpo një numër i nxënësve kanë ndaluar në fshatra të tjera kët ka qenë tetë persona”, tha ndër tjera Gashi./21Media