KQZ voton pro përjashtimit nga ACEEEO të institucioneve zgjedhore të Rusisë dhe Bjellorusisë
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka votuar për përjashtimit të Rusisë dhe Bjellorusisënga Asociacioni i Zyrtarëve Zgjedhorë Europian (ACEEEO).
Me votat pro të të gjithë anëtarëve të KQZ-së, u vendos që të njoftohet ACEEEO për votimin që institucionet zgjedhore të këtyre dy shteteve të përjashtohen nga të qenit anëtarë të këtij asociacioni.
Në njoftimin që i është dërguar Sekretariatit të ACEEEO-s, thuhet se KQZ beson fuqishëm se asociacionet e tilla, sikurse është ACEEEO, nuk mund të mbajnë në radhët e veta institucione që përfaqësojnë shtete që janë kundër vlerave demokratike.
Tutje KQZ ka kushtëzuarse nëse këto dy institucione nuk përjashtohen nga ACEEEO, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës do të tërhiqet nga ky asociacion./21Media