Gjithçka gati për Unum Festival!

Sonte nis Unum Festival!
Një festival i muzikës elektronike që do t’i mbledhë Kosovë, Shqipëri e më larg në Shëngjinin e bukur.
Ky është edicioni i dytë i këtij festivali, që nis nga sonte(1 qershor) dhe do zgjasë deri më 6 qershor.
Organizatorët e Unum kanë bërë të ditur se do të performojnë artistë të ndryshëm ndërkombëtar, pa lënë anash as ata vendor, që padyshim janë shija e festivalit.
Gjithçka gati për Unum Festival – përmes Instagramit, faqja zyrtare e festivalit kanë ndarë pamje nga vendi i ngjarjes, ku veç janë mbledhur ata që duan të shënojnë netë të paharruara në librin e tyre të kujtimeve.
Më shumë nga Unum Festival gjeni këtu!/21Media

Back to top button