Gjendet pa shenje jetë një 49 vjeçar në Gjakovë

Një person 49 vjeçar është gjetur pa shenja jete në një barakë në rrugën “Dedë Gjon Luli” në Gjakovë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e konfirmoi zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjakovës, Sheremet Elezaj.
“Një person mashkull lindur në vitin 1973, në një barakë, dyshohej se ishte i vdekur. Njësitet relevante të policisë kanë dalë në vendin e ngjarjes ku edhe personeli mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Është njoftuar edhe Prokurori i Shtetit dhe është iniciuar rast “Hetim i vdekjes”.”, tha Elezaj.
Ai tutje shtoi se trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion./21Media

Back to top button