Kaloni te përmbajtja kryesore

Abdixhiku për dhunimin e 11 vjeçares: Akt monstruoz, dhunuesve dënim maksimal

Kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku për rastin e dhunimit të një të miture në Prishtinë, ka thënë se “e kemi për detyrim që nga fjalët dënuese të kapërcejmë në akte konkrete që luftojnë këtë anë të errët të shoqërisë”.
“Jam thellësisht i prekur nga ngjarja në Prishtinë, ku një vajze të vogël iu këput ecja nga një akt monstruoz dhunimi. Si baba i vajzave, por, edhe si përfaqësues i qytetarëve ndjej pjesën e hidhërimit dhe njëkohësisht përgjegjësisë që na takon secilit për mos ndëshkimin e këtyre akteve në formën e duhur, por edhe për mos arritjen e shkallës së emancipimit që ta trajtojmë vajzën e gruan si të barabartë në këtë shoqëri. Bashkëndjej me familjen e vajzës së mitur dhe të gjitha bashkëmoshataret e saj që edhe një herë u bënë dëshmitare të një akti të tillë abuzues e çnjerëzor. Kemi për detyrim që nga fjalët dënuese të kapërcejmë në akte konkrete që luftojnë këtë anë të errët të shoqërisë dhe shtetit tonë. Dhunuesve, dënim maksimal – asgjë më pak – për këtë akt monstruoz”, shkroi Abdixhiku.

Një vajzë ka raportuar në Policinë e Kosovës se para dy ditëve është dhunuar nga pesë persona të panjohur në Prishtinë.
Lidhur me rastin, janë arrestuar katër të dyshuar për dhunimin e 11 vjeçares, dy prej tyre i është caktuar një muaj paraburgim./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button