​Vdiq para 1 viti, por Kuvendi mbajti sot një minutë heshtje për akademikun Artan Boriqi

Një minutë heshtje u mbajt nga deputetët në Kuvendin e Kosovës për për akademikun nga Shqipëria Artan Boriqin, ani pse i ai ka vdekur në mars të vitit të kaluar.
Ai që e propozoi këtë ishte deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj.
“Kolegë të nderuar, dua t’iu informojë për një lajm pikëllues, ndonëse pak me vonesë për vdekjen e akademik Artan Boriqit, shkencëtar me renome botërore, shkencëtar i cili ka hapur kanale të reja zbuluese shkencore në lëmi të veçantë, shkencëtar për të cilin flitet gjithandej në qarqet shkencore botërorë. E veçanta e tij është se ka diplomuar dhe magjistruar në lëmi të vështirë të fizikës siç është teoria e spineve dhe raportin e qaqreve dhe kuarteve. Ka doktoruar po ashtu në një lëmi të vështirë matematikore, dhe pastaj këto dituri i ka realizuar në shkencën bashkëkohore dhe teknologjinë digjitale…Ju lutem me 1 minutë heshtje t’i bëjmë nder të respektojmë veprën e Artan Boriqit”, kërkoi ai.
Akademiku shqiptar Artan Boriçi ka vdekur më 25 mars të vitit të kaluar në moshën 56-vjeçare./21Media

Back to top button