Aksident zinxhiror në Veternik, katër të lënduar
Viktimat janë dërguar në QKUK

Katër persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti zinxhiror në Veterinik, Prishtinë.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 14:00 është pranuar informata për një aksident trafiku rrugor të ndodhur në Veternik. Deri më tani bëhet e ditur se në aksident janë përfshirë pesë automjete dhe për pasojë katër persona kanë pësuar lëndime trupore. Të lënduarit janë dërguar në QKUK, për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po ndërmerr veprimet e nevojshme për ndriçimin e shkaqeve që kanë sjellë deri te aksidenti./21Media