Carl Bildt për propozimin evropian: Marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme të Suedisë, Carl Bildt ka folur për propozimin franko-gjerman, apo propozimin për normalizimin e marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas Bildt, marrëveshja e propozuar nga Bashkimi Evropian, do t’i lejonte që të dy vendet të ecnin përpara.
Gjithashtu ai thotë se nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara, për asnjërën nga dy vendet.
“Është një marrëveshje e drejtë për Kosovën dhe Serbinë që është në tavolinë tani. Kjo do t’i lejonte dy vendet të ecnin përpara, të përmbushin kërkesat e rëndësishme themelore të të dyve, por të shmangen nga kërkesat e tyre maksimale përkatëse. Thjesht nuk ka asnjë rrugë tjetër realiste përpara për asnjërin nga dy vendet”, shkroi ai.

Back to top button