Për transparencë, Spitali i Pejës publikon listen e pritjes për rezonacë magnetike

Spital i Pejës ka bërë publikimin e listave të pritjes për rezonancë magnetike. E kjo sipas njoftimit të këtij spitali është bërë me qëllim të transparencës së plotë.

“Fillon publikimi i listave të pritjes për rezonancë magnetike!Me qëllim të transparencës së plotë për pacientët dhe publikun lidhur me listën e pritjes së pacientëve për ekzaminim me rezonancë magnetike, Spitali i Përgjithshëm në Pejë ka filluar të publikojë listën javore të pritjes së pacientëve.”, thuhet në njoftim.

Po ashtu bëhet e ditur se kriter i renditjes në listë është radha e paraqitjes dhe me rastin e paraqitjes për termin pacienti merrë numrin e tij rendor dhe ekzaminimi me rezonancë magnetike bëhet vetëm në bazë të radhë.

“Këtë radhitje të pacientëve NE synojmë ta dëshmojmë përmes prezantimit para publikut në baza javore.Natyrisht në këtë listë nuk janë rastet spitalore e urgjente sepse kjo nuk është e mundur të planifikohet.”, thuhet në njoftim./21Media

Back to top button