Tre anëtarë të një familje gjenden të vdekur pasi shkuan për të jetuar larg botës njerëzore

Tre anëtarë të një familjeje nga Kolorado vdiqën teksa përpiqeshin të jetonin “jashtë rrjetit” në Malet Rocky në Kanada, thanë anëtarët e familjes dhe hetuesit.
Mbetjet e motrave Christine dhe Rebecca Vance dhe djalit 14-vjeçar të kësaj të fundit, u gjetën në një kamping të largët.
Të martën, një mjek ligjor konstatoi se viktimat ndoshta vdiqën nga uria ose ekspozimi gjatë dimrit të ftohtë.
Duket se grupi filloi kampingun verën e kaluar dhe vdiqën gjatë dimrit, shkruan BBC, përcjell rtv21.tv.
Njerka e Rebecca Vance, Trevala Jara, tha: “Asaj nuk i pëlqente mënyra se si po shkonte bota, dhe ajo mendoi se do të ishte më mirë nëse ajo dhe djali i saj dhe Christine do të ishin vetëm, larg nga të gjithë”.
Grupi – duke përfshirë motrat që ishin në të 40-at – nuk kishin përvojë mbijetese në natyrë dhe kishin parë video në internet për të mësuar se si të mbijetonin në vendin e largët në Kolorado, tha Jara për mediat amerikane.
Hetuesit thanë se shkaku i vdekjes së tyre ende nuk është përcaktuar dhe nuk do të publikohet derisa të kompletohen raportet toksikologjike.
Më 9 korrik, një alpinist u përplas me mbetjet e tyre të dekompozuara në kampingun Gold Creek në pyllin kombëtar Gunnison.
Hetuesit thanë se dy trupa u gjetën në një tendë, ndërsa një tjetër u gjet jashtë, në një lartësi prej rreth 2,900 metrash.
Duket se ata u përpoqën të ndërtonin një strehë, por kishin hequr dorë kur erdhi dimri dhe në vend të kësaj kaluan kohë brenda çadrës së tyre, thanë hetuesit. /21Media