A po rrezikohet që të dështoj viti shkollor?


Njohës të arsimit e vlerësojnë alarmante gjendjen.

Derisa greva në sektorin publik po vazhdon, njohës të arsimit vlerësojnë se po rrezikohet edhe humbja e vitit shkollor. Sipas njohësit të arsimit, Jonuz Salihaj, nëse humbasin një e treta e orëve mësimore mund të dështojë viti shkollor dhe pasojat do të jenë të pariparushme.

Duke pasur parasysh që 10 për qind e kalendarit mësimor është humbur, njohësi tjetër i arsimit Rinor Qehaja, mendon se nëse vazhdohet greva rrezikohet suksesi në këtë vit shkollor.

Njohësi i arsimit Jonuz Salihaj si zgjidhje e vetme për fillimin e vitit shkollor e sheh që prindërit e nxënësve të organizohen për të bërë zgjidhjen për 50 eurot e tjera të kërkuara nga Sindikata e Arsimit, që nuk ua ofroi Qeveria.

Deri më tash një numër i shkollave në nivel vendi kanë ndërprerë grevën, por shumica dërrmuese e shkollave vazhdojnë të jenë në grevë./21Media

Artikuj të ngjashëm

Back to top button