Abrashi i gëzohet ratifikimit të marrëveshjes për pensionet e Zvicrës

U ratifikua marrëveshja për pensionet

Parlamenti i Zvicrës ka vendosur sot lidhur me ratifikimin e marrëveshjes për pensionet me Kosovën, me 110 vota pro. Kjo është bërë e ditur nga Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Arban Abrashi.

Ai ka falënderuar institucionet e Zvicrës si dhe është shprehur krenar me punën e ekspertëve kosovarë që kanë punuar për arritjen e kësaj marrëveshje.

“Urime bashkë-atdhetarëve tanë në Zvicër
Një falënderim i veçantë për përfaqësuesit politik dhe institucional të Zvicrës, të cilët gjatë mandatit tim si Ministër i Punës e Mirëqenies, mundësuan negociatat dhe rrjedhimisht edhe nënshkrimin e marrëveshjes në fushën e pensioneve.
Sot, sipas dinamikës së paraparë, Këshilli Kombëtar i Zvicrës, me 110 vota pro, vendosi për marrëveshjen e finalizuar gjatë qeverisjes tonë.
Përndryshe, krenar me punën profesionale të ekspertëve tanë për të arritur ketë marrëveshje, pas një pune kolosale, pilot marrëveshjes, dhe negociatave të vazhdueshme✌️✌️✌️”, ka shkruar Abrashi në Facebook.

Pensionet e kosovarëve që kanë punuar në Zvicër ishte ndërprerë në vitin 2010. Kjo marrëveshje më parë ka qenë e nënshkruar mes ish-Jugosllavisë dhe Zvicrës qysh në vitin 1962. Që nga viti 2010 e deri tani kosovarët që kanë kontribuuar në Zvicër, që kanë punuar e kanë kontribuar atje nuk kanë marrë pensione.

Kosovarët që u pensionuan pas 1 prillit 2010 duhej të vendosnin: Ose të qëndrojnë në Zvicër pas daljes në pension dhe marrin pensionin. Ose ata kthehen në atdheun e tyre dhe nuk marrin asgjë./21Media

Back to top button