Aksident i rëndë në Lupç, Policia jep detaje për RTV21

Një aksident ndërmjet një autobusi dhe një veture ka ndodhur sot rreth orës 13:04 te vendi i quajtur Kulina në Lupç të Podujevës.
Lajmin për portalin tv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prishtinës, Baki Kelani.
Policia ka njoftuar se ka disa të lënduar por nuk ka treguar për numrin e tyre.
Kelani për portalin rtv21.tv ka thënë se lidhur me rastin janë njoftuar ekipet mjekësore, të cilat kanë dalur në vendin e ngjarjes.
“Njësiti policor i trafikut është duke u marrë me rastin, përderisa njësitet tjera janë duke ridrejtuar trafikun”, ka thënë tutje Kelani./21Media

Back to top button