Aksidentohet autobusi kosovar në Kroaci, së paku 10 të vdekur

Së paku 10 persona kanë mbetur të vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në mëngjes, në Kroaci, ku është aksidentuar një autobus nga Kosova.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AKR-së, Behgjet Pacolli, i cili ka ngushëlluar familjet e viktimave.
”Një aksident tragjik, me së paku 10 viktima ka ndodhur këtë mëngjes në Brod të Kroacisë me autobusin kosovar të Deva Tours. Ngushëllimet e mia më të sinqerta familjarëve! Të lutemi po ashtu për shërimin e shpejtë të mbijetuarve”, ka shkruar Pacolli në Facebook./21Media

Back to top button