Alves kërkon të lirohet, ofron pasaportën si garanci që nuk ikën drejtësisë

Mbrojtja e Daniel Alves do të paraqesë një kërkesë që mbrojtësi i djathtë brazilian të lirohet për dyshimet se kreu marrëdhënie seksuale me forcë ndaj një gruaje të re, 23 vjeçe, në fund të dhjetorit të vitit të kaluar, në një disko në Barcelonë.
Lojtari mbahet në paraburgim që nga 20 janari dhe, për t’u siguruar që Dani Alves të mos largohet jashtë vendit, avokati i tij do t’i dorëzojë gjykatës spanjolle, së bashku me aplikimin, pasaportën e tij.
Në këtë pikë, avokatët e Dani Alves punuan për të provuar se marrëdhënia seksuale ishte konsensuale, në përputhje me atë që ai vetë tha në dëshminë e tij për drejtësinë së Katalonjës.
Nëse aplikimi nuk pranohet, atëherë ish-lojtari i Seviljes, Barcelonës, PSG-së dhe Juventusit do të duhet të qëndrojë në paraburgim deri në caktimin e seancës së parë të gjykimit, gjë që ende nuk është caktuar.

Back to top button