Ambasadori britanik pas takimit me Kurtin: Diskutuam shqetësimin për aksionin e qeverisë në veri

Ambasadori i Britanisë në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka dhënë detaje rreth takimit të sotëm me kryeministrin Kurti.
Ai ka bërë të ditur se me Kurtin diskutoi për “shqetësimin e përbashkët të Britanisë dhe partnerëve tjerë ndërkombëtarë të Kosovës për aksionin e fundit të Qeverisë në Veri të Kosovës”.
“Ne diskutuam gjithashtu një sërë çështjesh bilaterale duke përfshirë mbështetjen e Mbretërisë së Bashkuar për Doganat dhe Administratën Tatimore të Kosovës dhe sigurinë, duke përfshirë rolin e forcave të Mbretërisë së Bashkuar në KFOR”, ka shkruar ai.
Në anën tjetër Zyra e Kryeministrit të Kosovës , në komunikatën për media pas këtij takimi ka njoftuar se ata kanë diskutuar për marrëdhëniet bilaterale, programet e bashkëpunimit dhe për zhvillimet në vend, por nuk është përmendur specifikisht diskutimi për aksionin në veri. /21Media