Fetoshi: Dialogu është i përgjumur por do të vazhdojë, Kallas do të jetë me e ekuilibruar

(Lajm i përditësuar)
Fetoshi: Dialogu është i përgjumur por do të vazhdojë, Kallas do të jetë me e ekuilibruar
Analisit Arben Fetoshi tha në “Click” në RTV21 se dialogu aktualisht është i përgjumur, por jo i vdekur.
“Pra unë jam i bindur se nuk ka alternativë tjetër përpos dialogu, gjithmonë nëse do të angazhohemi që realizimi i të drejtës së Kosovës si shtet i pavarur të shkojë drejt normalizmit me qëllim të zhbllokimit të Kosovës në aspeketin ndërkombëtar”, tha ai.
Sipas Fetoshit dialogu do të vazhdojë, dhe vazhdimi i mandatit të Lajçakut deri në janar është një shenjë e përpjekjeve të komunitetit ndërkombëtar që t’i jepet një shancë që Kosova dhe Serbia ta bëjnë një hap të rëndësishëm substancial që garanton kapërcimin e rubikonit sa i përket kërcënimit për sigurinë në rajon”, tha ai duke përmendur edhe ardhjen e shefes së re të diplomacisë së BE-së.
“Besoj se Kallas do të jetë me e ekuilibruar dhe jo si shefi i deritashëm i diplomacisë së BE-së, mendoj se në kuptimin e komunikimit shefi I deritashëm I BE-së vazhduimisht ka tregu njëfarë dozë të fjaësimit të Kosovës, në kuptimin që të merret më të mirë Vuçiqit”, deklaroi Fetoshi.
Fetoshi: Nuk na duhet asnjë sukses në veri nëse nuk e mirëmbajmë partneritetin me aleatët
Analisit Arben Fetoshi në emisionin “Click” në RTV21, duke folur për situatën e fundit në vend dhe raporet e Qeverisë së Kosovës me bashkësinë ndërkombëtare, tha se Kosova është kthyer në një vend të përplasjeve ndërkombëtare pas një peridhe të gjatë të marrëdhënieve të mira.
“ Besoj që problemi i veriut ka pasur nevojë për një qasje më të fortë më të rebeluar të institucioneve të Kosovës, veriu ka nevojë esenciale për një qasje të matur politike për shkak se pavarësisht suksesve që kemi parë në luftimin e bandave kriminale të strukturave ilegale të Serbisë në Republikën e Kosovës, në anën tjetër problemi mbetet aty pra Kosova vazhdon të ballafaqohet me problemet e veriut, me ambiciet e Serbisë për territor në Kosovë dhe me narrativat e rrejshme të Vuçiqit i cili përpiqet që Kosovën ta portretojë si shtet represiv dhe kjo normalisht që duhet të na bëjë të reflektojë në veçanti në raport me reagimet që na kanë ardhe prej SHBA, unë jam prej atyre që besoj se se asnjë sukses në veri nuk na duhet në qoftë se nuk e mirëmbajmë partneritetin me aleatët tonë strategjik në kuptimin e sfidave që vazhdon të përballet Republika e Kosvës e kryesorja prej tyre është fakti se Kosova ende nuk është konsoliduar si pjesë e bashkësive të kombeve.”, tha ai./21Media