Ambasadori gjerman falënderon Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve afganë

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka falënderuar Kosovën për strehimin e pesë gazetarëve afgan në Kosovë.
“E falënderojmë Ministrinë e Punëve të Jashtme të Kosovës për ofrim të strehimit në Kosovë për pesë gazetarë nga Afganistani me përkrahje të Gjermanisë në bashkëpunim me organizatat partnere AGK dhe ECPMF”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Rohde ka thënë se ky veprim paraqet kontribut për sigurinë e gazetarëve dhe lirinë e shtypit.
“Mbështetje kuptimplote për mbrojtjen e lirisë së shtypit, kontribut i prekshëm për sigurinë e gazetarëve dhe përkushtim i qartë ndaj vlerave tona të përbashkëta. Mirënjohës për këtë bashkëpunim të rëndësishëm në kohë sfiduese”, ka shkruar tutje Rohde./21Media

Back to top button