Asnjë minutë për Vedat Muriqin, Lazio mposht Genoan

 

Sot janë përballur Lazio dhe Genoa në kuadër të xhiros së 34-të të Serie A, ky takim përfundoi me rezultat 4-3 në të mirë të Lazios.

Pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Lazios.

Në pjesën e dytë, Genoa dukej skuadër tjetër, ata arritën të konkretizojnë dhe ta vënë në vështirësi Lazion.

Marusic realizoi autogol min 47’ për të ngushtuar epërsinë. Pastaj Lazio shënoi dy herë, përmes, Luis Albertos min 48 dhe Correa 56’.

Por, Genoa realizoi dy gola të shpejtë për të “shtangur” Lazion.

Scamacca shënoi nga penaltia min 80’ dhe Shomurodov min 81’.

Megjithëatë, këto gola nuk mjaftuan për të marrë ndonjë pikë. Në këtë takim, asnjë minutë nuk u rezervua për Vedat Muriqin.

Back to top button