Ballkani nuk futet në agjendën plenare të Parlamentit Evropian

 

Zhvillimet në Ballkan nuk janë në agjendën plenare të Parlamentit Evropian për këtë javë. Këtë e ka bërë të ditur sot raportuesja për Kosovën e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon.

Von Cramon, përmes një statusi në Twitter, ka thënë se edhe pse nuk është në agjendë Ballkani Perëndimor është duke i përcjellur zhvillimet për së afërmi.

“Këtë javë, Ballkani Perëndimor nuk është në agjendën plenare në Parlamentin Evropian, por unë vazhdoj t’i përcjell zhvillimet. Dje dhashë intervista për N1 dhe RTCG, duke i komentuar lajmet nga Serbia, Kosova dhe rezultatet e zgjedhjeve historike në Mal të Zi”, ka shkruar raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian./21Media

Back to top button