Basha: Republika e vjetër po e mbyllë me turp

”Republika e re që do të lindë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë republika e lirisë së sipërmarrjes dhe konkurencës së ndershme”

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha gjatë një takimi që ka pasur me qytetarët e qarkut të Korçës, ka theksuar se të rinjtë po ikin shumica në emigrim dhe bizneset po mbyllen nga abuzimi me taksa.

”Sot në Sheshin e Lirisë biseduam me qytetarë të Qarkut të Korçës. Qyteti i Korçës sot ka vetëm investime fasadë e kulla korrupsioni, ndërkohë që në të gjithë qarkun është rritur varfëria, të rinjtë po ikin shumica në emigrim, bizneset po mbyllen nga abuzimi me taksa dhe nga dhuna e taksidarit, fermerët e kësaj zone të famshme për bujqësinë nuk prodhojnë më”, ka shkruar Basha në facebook.

Ai më tutje është shprehur se republika e vjetër po e ekzistencën e saj me turp për qytetarët shqiptarët.

”4 vite komplot ekonomik kundër tyre i ka zhveshur shqiptarët nga fuqia blerëse, ka lënë pa punë të rinjtë, detyruar prindërit të paguajnë tarifa më të larta për shkollimin e fëmijëve, i ka dergjur të sëmurët në një sistem shëndetësor të falimentuar.  Republika e vjetër po mbyll këto ditë me turp ekzistencën e saj dhe barrën e saj tashmë të papërballueshme e të padurueshme për qytetarët shqiptarë. Republika e re që do të lindë nga zgjedhjet e lira dhe të ndershme do të jetë republika e lirisë së sipërmarrjes dhe konkurencës së ndershme, republika e mundësive për të gjithë, republika e një qeverie që punon për mirëqenien e qytetarëve”, ka shkruar më tutje Basha.

Back to top button